Tërmet në Leposaviq
Një tërmet është regjistruar sot pasdite në Leposaviq. Kështu ka bërë të ditur sajti i specializuar i lëkundjeve sizmike. Dridhjet janë dëgjuar edhe në komunat fqinje e në Pazar të Ri poashtu. Sipas të dhënave të deritanshme, magnituda raportohet të ketë qenë 3.1 e shkallës Rihter.