Mungon kuorumi, s’votohet shkarkimi i bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancë lidhur me shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Mirëpo si mungesë të numrit të deputetëve në sallë, pasoi edhe mungesa e kuorumit për të votuar dhe për t’i dhënë një epilog kësaj çështjeje. Kështu bëri të ditur kryeparlamentari Glauk Konjufca.