Pas rinovimit, Reparti i Internos në Spitalin e Pejës hapet për pacientë
Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është lëshuar sot në përdorim pas renovimit të plotë. Sipas njoftimit të spitalit, renovimi ka përfshirë rregullimin e hapësirave të brendshme, përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e inventarit të ri, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.…
