Hoti kritikon Qeverinë: Për tri vite janë menaxhuar 8.63 miliardë euro, por s’ka asnjë projekt madhor
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do ta analizojnë projekt-buxhetin për vitin 2024. Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se buxhetet e saj janë bërë dokumente abstrakte të padobishme.…
