Prattipati mbyll vizitën tek Osmani, s’deklarohet për medie
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas përfundimit të takimit, Prattipati nuk ka pranuar të deklarohet për media. Ajo kishte zgjedhur të mos fliste për gazetarët edhe para hyrjes në objektin e Presidencës.
