Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takua sot me ambasadorin e Bashkimit Europian, Tomas Szunyog për të biseduar, ndër tjerash, për situatën e sigurisë në Kosovë.
Szunyog shkroi në një postim në “X”, se me Sveçlën diskutuan për planet e këtij viti dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.
“Shkëmbyem pikëpamje sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë”, shkroi ai.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja”, shtoi Szunyog.