Vetëvendosja nuk i ka punët mirë. Si duket partisë në pushtet do t’i largohen shumë shpejt edhe disa deputetë dhe aktivistë.
Syri.net Kosova përmes burimeve të saj brenda Vetëvendosjes merr vesh se pas Doarsa Kica-Xhelilit, emrat tjerë që pritet ta braktisin subjektin më të madh politik në Kosovë janë: Eman Rrahmani, Labinota Murtezaj, Fjolla Ujkani, Fatmir Humolli, Haki Abazi, Visar Korenica, Fitim Uka, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Adriana Matoshi, Bedri Maqestena, Arjeta Fejza, Ramadan Beshiri.
https://permbledhja.com/fenomenale-liberalizimi-i-vizave-ne-rend-dite-dy-muaj-para-vitit-te-ri/
Pikërisht është Kodi Civil që ka trazuar ujërat përbrenda grupit parlamentar të VV-së, ku disa deputetë votuan kundër. Për më tepër, nga koalicion me VV-në mund të largohet edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje. Kështu të paktën i ka thënë ky burim Syrit.
Por çarja më e madhe brenda Vetëvendosjes u pa në muajt e fundit nëpër disa degë. Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Vitia, Rahoveci etj. janë qytetet ku individë të ndryshëm heshtazi po përplasen për të fituar garën e brendshme elektorale.
Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ritheksuar edhe një herë problemet e mëdha që kjo parti ka me kohezionin e brendshëm.
Syri Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin për media të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, për të marrë një qëndrim, por deri në publikimin e këtij lajmi ai nuk është përgjigjur./SYRI KOSOVA