Gazetari Valon Syla, ka folur sërish për mërgimtarët, duke thënë se shumica e tyre që jetojnë në diasporë, kanë xhelozi dhe ju pengon zhvillimi i Kosovës.
“Është një lloj xhelozie se shumicës në diasporë ju pengon pak edhe zhvillimi i Kosovës, e shohim pak edhe me xhelozi”, tha Syla.
“Një djalë i hallës ose një djalë i axhës nëse e blen një kerr të mirë, pyetja e parë që ta bën ai i diasporës është e ku i morët paret ju, se kishe ju veç i keni vjedhë prej shtetit, se unë jam dalë jashtë. Jam hy në kredi, kom hjeke me pru këtë Audi Q5 a çfarë e ka pru dhe thotë bukën me vete e marrë në punë”, theksoi Syla.