Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e ka pritur në takim William Walker.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë fotografi nga takimi dhe ka treguar se me Walker kanë biseduar për progresin e Republikës së Kosovës.
“Për gati dy orë takim të përzemërt biseduam për progresin e Republikës së Kosovës, për demokratizimin e institucioneve tona si shembull në rajon e për angazhimin tonë të përditshëm në sundimin e rendit, ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Ai duke u shprehur i nderuar e ka quajtur William Walker mik të përhershëm të popullit shqiptar si dhe zërin e të vërtetës për atë që ka ndodhur në Reçak.
William Walker, tash e disa ditë po qëndron në Kosovë pas përvjetorit të Masakrës së Reçakut.