Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se në njërën prej veturave të sekuestruara në aksionin e djeshëm të policisë pas sulmit terrorist në Banjskë, janë gjetur edhe dokumente të kriminelit të njohur serb, Milan Radojçiq.
Ai para mediave shfaqi kopjen e këtij dokumenti, që është lejet e dhëna për armë për kriminelin e sanksionuar nga SHBA, shkruan lajmi.net.
“Kemi gjetur dokumente që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në aksion. Kjo është lista me armët që ai posedon, me lejet që janë dhënë nga Serbia, gjetur në veturën e parë me radhë atje”, tha Sveçla.
“Brenda Manastirit janë gjetur harta e plana që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar e bashkërënduar, kemi të bëjmë me sulm terrorist që është orhanizuar nga Beogradi, kjo është konstatuar edhe nga ekspertët vendor e ndërkobëtarë”, tha Sveçla.