Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Zëvendësdrejtori i Përgjitshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar në paraburgim prej 48 orësh.
Ai tha se Jankoviq akuzohet për prishje të rendit kushtetues.
Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues. Akuzë të cilën, presidenti Vuçiq e përmendi në adresimin e tij gjatë vizitës në njësitin “Kobra”. /GazetaExpress/