Gjatë ditës së nesërme [e hënë], Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla priten të zhvillojnë takim të përbashkët në pikën kufitare Qafë-Morinë. Ky takim pritet të nis nga ora 11:00.
Sipas njoftimit të MPB-së, në kuadër të kësaj vizite, dy ministrat do të nënshkruajnë protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
Ky protokoll synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në menaxhimin e kufijve dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave./RTK