Sveçla: Do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajnimin dhe çertifikimin e minandezësve.

Sipas Sveçles, kjo është bërë me kërkesë të Trepçës me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut.

“Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës.Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”, ka shkruar ai në Facebook.