1994 të rinj janë punësuar gjatë muajit mars përmes platformës qeveritare të punësimit, Superpuna.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se 51 për qind prej tyre janë vajza.
“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në Superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni”, ka shkruar ai.