Sulstarova i VV-së e kritikon Edi Ramën: Veç për serbët do të flasë kryeministri i Shqipërisë?

Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Tirana, ka shkruar një status, në të cilin është marrë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sulstarova ka pasur kritika ndaj qasjes së Ramës, duke pyetur se pse Rama nuk po i përmend shqiptarët në Luginës e Preshevës, si “pakica më e shtypur dhe e përndjekur në Ballkan”.

“Mire, “veriu i Kosoves” na qenka toke e askujt! Po shqiptaret ne Luginen e Presheves? A nuk mund t’i permendte ata, si pakica me e shtypur dhe e perndjekur ne Ballkan? Veç per serbet do te flase kryeministri i Shqiperise?” – shkroi Sulstarova.