Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikën kufitare në Merdarë, pasi kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Por, i njëjti pas arrestimit është liruar nga prokurori në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.