Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike ditën e sotme në Spitalin e Pejës.
Njëri nga të përfshirët është punonjës në Spital, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe prokurori e ka cilësuar rastin si “lëndim të lehtë trupor’”, tha ai.