Pas sulmit terrorist serb në Banjskë vitin e kaluar, procesi i takimeve në Bruksel është vështirësuar për të normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Takimi i fundit Kurti-Vuqiq ishte në shtator të vitit të kaluar pak ditë para se të ndodhte sulmi, ndërsa nga atëherë nuk ka pasur një takim.
Pas takimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret ftesë nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që analistët kosovarë thonë se nëse do të ketë një ftesë për kryeministrin Kurti, ai nuk duhet ta refuzojë.
Takime të ndara ka zhvilluar krye diplomati evropian, Josep Borrell me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb këtë fundjavë në Munih.
Në takim me kryeministrin Kurti u bisedua për procesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti në këtë takim, po ashtu, kërkoi heqjen e masave kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.
Borrell tha se do të ishte i lumtur nëse një takim trepalësh do të ishte i mundur.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Borrell tha se pret një ftesë për në Bruksel gjatë ditëve në vijim.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Kurti e Vuçiq u ballafaquan për herë të parë në një vend, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, sulm ky që ndërpreu dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Hera e fundit kur Kurti e Vuçiq u takuan në Bruksel ishte data 14 shtator e vitit që lamë pas. /RTK