Sulmi terrorist i 24 shtatorit, Sveçla dhe Hoxha edhe sot flasin para mediave

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot në orën 15:00 referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas një njoftimi të policisë, në konferencë pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha.

Konferenca mbahet në drejtorinë Rajonale të policisë në Mitrovicë të Jugut, transmeton Klankosova.tv.

Në sulmin terrorist të së dielës së kaluar në veri u vra polici Afrim Bunjaku.