Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka qenë i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Suedisë në selinë qendrore të NATO-s.
Zemaj ka thënë se është nder i madh të jesh pjesë e një dite të tillë historike, ndërsa ka shtuar se beson fuqishëm që me përkushtimin e përbashkët me aleatët dhe flamuri i Kosovës shumë shpejt do të valojë në këtë vend.
“Nder i madh të jeshë pjesë e një dite historike dhe një momenti të mrekullueshëm në #NATO, sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Suedisë selinë qendrore të NATO-s. Vendi mik Suedia është shteti i 32-të Aleat në NATO, me më ketë edhe shteti i 28-të anëtar i NATO-s që ka njohur dhe mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës. Ne besojmë fuqishëm dhe jemi të përkushtuar së bashku me aleatët dhe partnerët që të ecim përpara që një ditë së shpejti në këtë rreth të valojë flamuri i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zemaj në Facebook.