Stojkoviq: U detyruam të zbresim nga aeroplani në aeroportin e Beogradit që të futemi përsëri në kontrolle sigurie

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka njoftuar se është përballur me një situatë të pazakontë në  aeroportin e Beogradit.

Me anë të një postimi ën “X”, Stojkoviq ka thënë se  pasagjerët, pasi ishin vendosur në aeroplan dhe prisnin për 35 minuta, janë detyruar të zbresin dhe të përsërisin procesin e kontrollit të sigurisë.

“Nuk ka të ndalur! Pasi prisnim në aeroplanin që ndodhej në pistën e aeroportit për 35 minuta, të gjithë pasagjerët u detyruam të dalim për të kaluar sërish nëpër kontrolle sigurie,” ka shkruar Stojkoviq.

Ai ka cituar një pilot të Lufthansa, i cili ka komentuar situatën si “shumë të pazakontë”./Arbresh.info/