Përfundimi i raundit të katërtë të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë i mbajtur më 18 prill në Bruksel për çështjen e dinarit nuk dha rezultate drejtë një zgjidhjeje. Kjo ngjalli dyshimet se ky proces po shkon drejtë dështimit, pasi palët nuk po arrijnë pajtueshmëri mbi një propozim të ndërmjetësit, Miroslav Lajçak.
Rtv21, ka kërkuar përgjigje nga BE-ja, nëse bisedimet Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit po shkojnë drejtë dështimit, zëdhësi i BE-së, Peter Stano, tha se rezultatët varën nga aftësia e të dyja palëve.
“Rezultati i bisedimeve të vazhdueshme varet vetëm nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”, tha Stano.
Menjherë pas takimeve kryenegociatorët dhanë qëndrimet e tyre. Kryenegociatori i Kosovës, Besbik Bislimi, takimin e kishte quajtur “të kotë dhe pa rezultate”. Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë,Petar Petkoviq, tha se Serbia “bëri gjithçka për të gjetur zgjidhje”.