Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk ka dashur të flasë rreth paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Zyrtari evropian nuk ka komentuar këtë çështje as kur është pyetur nga gazetarët në një konferencë për media.
Stano ka thënë se BE-ja pret që të dy shtetet t`i zbatojnë obligimet që dalin nga marrëveshja.
“Nuk dua të hyjë në komente të asaj se çfarë është thënë se çfarë dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Unë mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova duhet pa vonesa të tjera të nisin të zbatojnë marrëveshjen për të cilën ishin pajtuar para më shumë se një viti në Ohër. Kjo është me rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i takojnë Këshillit të Evropës”, ka thënë Stano, raporton Radio Evropën e Lirë.