Stano: Masat ndaj Kosovës ende në shqyrtim

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se vendimi për masat ndaj Kosovës, është ende në shqyrtim.

“Çështja e masave është ende në shqyrtim në Këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare, por nuk ka pasur lëvizje në kuptim të vendimmarrjes.

Burimet mirë të informuara nga ky takim kanë bërë të ditur se asnjë shtet anëtarë nuk ka qenë i prerë kundër heqjes. Shumica janë na favor te heqjes së masave, por vazhdojnë ndasitë rreth asaj se si të shkohet tutje: me heqjen e plotë apo graduale.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ekziston një grup shtetesh që, megjithatë, konsideron se heqja e masave në këtë moment do të ishte, siç thuhet, kontraproduktive, duke marrë parasysh veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, të cilat Brukseli i ka cilësuar të pakoordinuara. /RTK