S’rri rehat Ismet Munishi, gjen menjëherë skuadër tjetër, por sa do t’i zgjasë?

Trajneri Ismet Munishi pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Lirisë.

Emërimi i Munishit vjen pas shkarkimit të trajnerit turk te Liria dhe dorëheqjes së Munishit te skuadra e Ferizajt.

“Kysmet koftë po e nisemi. Jemi tu i diskutu disa detaje të fundit” ka thënë Munishi për Indeksonline.

Rikthimi i Munishit në Superligë pritet të bëj më interesant kampionatin kosovar, ndërsa ai nuk do të ketë punë të lehtë që të mbajë në ligë skuadrën prizrenase.