Spitali i Prizrenit e konfirmon: Futbollisti erdhi në emergjencë pa shenja jete

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga një fushë e futbollit, pasi ka vdekur një futbollist i Superligës së Kosovës.

Siç raportuan pak më parë Gazeta Nacionale, një futbollist 16-vjeç ka ndërruar jetë në një ndeshje futbollistike. I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89, por edhe e Kosovës U17.

https://permbledhja.com/nacionale-vdes-futbollisti-i-superliges-se-kosoves/

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencen e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.