Spiropali e ashpër me Gjykatën Speciale: Drejtësia duhet të jetë e paanshme, UÇK luftoi për liri

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka qenë e ashpër me Gjykatën Speciale. Në konferencën për media me Glauk Konjufcën, Spiropali tha se drejtësia e Speciales duhet të jetë e paanshme.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Teksa po qëndron në një vizitë në Prishtinë, ajo tha se Kosova nuk është në gjyq, teksa shtoi se Shqipëria kërkon drejtësi në këtë proces gjyqësor, transmeton Klankosova.tv.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputur nga çdo lexim kolektiv. Drejtësia nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptimin se viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral dhe historik”.

Lufta e Kosovës nuk ishte një luftë për pushtet, ishte një luftë për mbijetesë dhe për liri pas një periudhe të gjatë terrori ndaj popullsisë. Kjo ishte arsyeja pse ShBA dhe NATO ndërhynë në Kosovë”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo shtoi se drejtësia duhet të jetë e qartë dhe e plotë, pa shkelje ligjore dhe të të drejtave të njeriut.

“Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, për disporpocionin e forcës dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile. Sot në Hagë përballen me drejtësinë udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Emrat e tyre anë të njohur për çdo qytetarë të Kosovës, ata janë figura që përfaqësojnë një kapitull të caktuar të historisë sonë të rezistencës. Ne kemi detyrimin moral dhe historik të themi qartë që drejtësia duhet të jetë drejtësi e plotë, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare të një populli të tërë”.

Spiropali tha se drejtësia e Speciales duhet të jetë e paanshme.

“Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë, por drejtësia duhet të jetë e paanshme. Nuk mund të ec me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhoj perceptim se viktima e agresori janë në të njëjtin plan. Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, ishte luftë për mbijetesë e liri, pas një periudhe të gjatë represioni terrori ndaj popullësisë civile. Kjo ishte arsyeja pse NATO-ja ndërhyri në Kosovë, për të shmangur një katastrofë humanitare. Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, dhe realitetin e krimeve ndaj popullësisë civile.

Sot në Hagë po përballen me drejtësinë udhëheqësit e luftës, emrat e tyre janë të njohur, ata janë figura që përcaktojnë kapitull të rezistencës. Ne nuk paragjykojmë asnjë vendim, por kemi detyrimin moral e historik që drejtësia duhet të jetë e plotë, pa shkelje të standardeve ndërkombëtare, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare. Asnjë proces gjyqësor nuk duhet të krijoë perceptimin se historia po rishkruhet në mënyrë të pabalancuar. Kosova si shtet nuk është në gjyq dhe nuk duhet të jetë në gjyq, lufta për liri nuk është në gjyq, e vërteta historike nuk është në gjyq. Kërkojmë drejtësi që sheh panoramën e plotë, njeh kontekstin, historinë, nuk shkel të drejtat e njeriut. Ky nuk është presion, është përgjegjësi ndaj historisë”, tha ajo.