Dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, u është vazhduar paraburgimi.
Vendimi është marrë nga kryetari i Trupit Gjykues, shkruan lajmi.net.
Ndonëse Paneli ka konkluduar se Thaçi e Veseli nuk ka prova të mjaftueshme se mund t’i ikin drejtësisë, ekziston rreziku që ata ta pengojnë atë.
Me këtë rast, paneli ka kërkuar që rishiqimi tjetër i paraburgimit të bëhet kah fundi i janarit.