Teksa SPAK ka depozituar kërkesën në Gjykatë për ashpërsimin e masës së sigurisë në “arrest në shtëpi” për Sali Berishën ky i fundit, në fund të konferencës për mediat nuk i kurseu batutat.
Ai i kërkoi gazetarëve që të mbyllnin konferencën dhe më pas të uroheshin për vitin e ri se do të ketë obligime të tjera më pas. Kaq mjaftoi që në sallë të nisin të qeshurat.
“Ta mbyllim tani, të urojmë për vitin e ri se pastaj do të kem obligime të tjera (qesh bashkë me gazetarët)”, tha Berisha.