Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se sot do të mbahet Kuvendi i Dhjetë zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri.
Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook, tregoi se nuk mund të jetë prezente për shkak të angazhimeve zyrtare në kuadër të Komisionit Parlamentar në Madrid.
Megjithatë, ligjvënësja opozitare nga Vushtrria uroi që procesi i sotëm zgjedhor të shkojë në mënyrë të rregullt.
“Sot, mbahet Kuvendi i X-të zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri. Në pamundësi për të qenë prezent për shkak të angazhimeve zyrtare në kuadër të Komisionit Parlamentar në Madrid, uroj të kemi një proces zgjedhor sa më të mirë, të rregullt dhe demokratik”, shkroi ajo.
“Ta ruajmë e ta zhvillojmë degën tonë. LDK është shtëpi e madhe. Na priftë e mbara”, shtoi Krasniqi.