Sot varroset Adem Qorri, kosovari hero që shpëtoi 6 vjeçarin në Florida

Në fund të muajit mars Adem Qorri nga Drenasi vdiq në Florida deri sa po shpëtonte jetën e një fëmije 6 vjeçar.

Për shkak të procedurave, trupi i pajetë i Adem Qorrit ka arritur tek dje në Kosovë.

Familjarët për rtv21.tv kanë bërë të ditur se i ndjeri varroset nesër (e shtunë) në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Drenasit.

Adem Qorri 40 vjeçar në Amerikë kishte shkuar si refugjat nga konflikti ballkanik në fund të viteve ’90-ta.

Qorri ishte pronar i një salloni për rregullimin e automjeteve në New Port Richey.