Njësia Speciale Intervenuese do të protestojë sërish sot për të shprehur pakënaqësinë për pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat.
Sipas njoftimit ata do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Protesta do të nis nga ora 12:00 dhe do të zgjasë për rreth gjysmë ore.
Një protestë e ngjashme u mbajt gjashtë ditë më parë.