Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Atje po ashtu do të mbahet protestë nga qytetarë të Kosovës, që kanë marrë rrugën drejt Hagës, për ta kundërshtuar këtë gjykatë.
Ndërsa, dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësi, në përkrahje të ish krerëve të luftës.