Sot i jepet lamtumira e fundit infermieres që humbi betejën me kancerin

Pas betejës me sëmundjen  e rëndë të kanceri, tri ditë më parë u nda nga jeta në moshë të re infermierja nga Suhareka, Fitore Zenelaj, e cila po trajtohej në Francë.

Familja e të ndjerës kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Savrovë

Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurës sonë Fitores, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË”, thuhet në njoftim.