Sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë që u vra para QKUK-së

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do të varroset sot.

I dyshuar për vrasjen e saj, ndodhet ende në arrati.

Policia gjatë ditës së djeshme e ka shpallur në kërkim të njëjtin duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta kapur, shkruan Reporteri.net.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla gjatë ditës së djeshme ka thënë se ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë të Sokol Halilit.

Sveçla ka thënë se arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti.

Të njëjtit siç u raportua dje, i është gjetur vetura në sheshin “Ahmet Shtimja”. Policia tha se i dyshuari është kërkuar në disa lokacione, por ende nuk kanë arritur ta kapin. /Reporteri.net