Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut i cili humbi jetën pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur. Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht.
Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 15:00 në varrezat e Qytetit të Hekurudhave.

Sulmi që i mori jetën Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, ku për motive akoma të panjohura, në rrugën “Drenica” në Podujevë, dy të dyshuar e sulmuan brutalisht.