Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët nisin agjërimin

Muaji i Ramazanit nis sot në Kosovë, edhe pse data e nisjes ndryshon në shtete të ndryshme, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re.

Gjatë Muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Ramazani është muaji më i rëndësishëm i besimit islam.

Çdo besimtar e pret atë me gëzim, duke shpresuar në faljen dhe mëshirën e Zotit.