Sot ekzekutohen pagesat për këtë kategori, ky është vendimi i Qeverisë për grevistët

Sot do të ekzekutohen pagat për sektorin publik, përfshirë këtu edhe grevistët në arsim dhe për ata të administratës publike.

Por për dallim nga muaji i kaluar, kur grevistët u ishin vonuar pagat për disa ditë, burime të 07Press nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se për muajin shtator pagat nuk do të ndalen për grevistët dhe se ato pritet të ekzekutohen sot.

“Nesër pritet të ekzekutohen pagat për sektorin publik, përfshirë këtu edhe grevistët në arsim dhe për ata të administratës publike”, ka thënë një burim i Gazetës brenda qeverisë së Kosovës.