Bazuar në një sondazh të Omnibus/UBO Consulting për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e 25 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të kryesonte me 37.3 për qind.
Në vend të dytë sipas këtyre matjeve është renditur LDK-ja me 22.3 për qind.
Emisioni “Debat Plus” ka publikuar këtë sondazh në të cilin ka renditur edhe partitë e tjera të listuara në këtë sondazh.
PDK-ja sipas matjeve është e treta me 21.7 për qind.
Ndarja e mandateve
Pason AAK e cila rezulton të ketë 7.7 për qind të mbështetjes popullore.
Lista Serbe ka marrë 5.1 për qind, ndërkaq AKR ka marrë 0.3 për qind.
Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Nisma me 1.2 për qind ndërsa Alternativa, 0.3 për qind, Lista Guxo 1.5 për qind dhe PSD 0.1 për qind.
Ndërsa të gjitha partitë tjera kanë mbështetjen e 2.5 për qind të elektoratit.