Snajperisti gjerman i UÇK-së: Terroristët në Manastir duhej të kapeshin të gjallë

Snajperisti amerikano-gjerman, Michael Spath, i cili ishte krahë aradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në vendin tonë, ka folur për ngjarjet e fundit në veri dhe vrasjen e policit kosovar Afrim Bunjaku, nga një grup terrorist serb, mëngjesin e së dielës së kaluar.

Ai vërejtje pati në atë se si u larguan të pa penguar grupi prej disa dhjetëra terrorist, e që më pas shkuan në Serbi, Spath thotë se ata kishin armatim të fuqishëm, shkruan lajmi.net.

“Shikoni numrin që u larguan, rreth 20 u larguan, dhe nëse shikoni armatimin dhe pajisjet që kishin, dua të them që se ata mund të luftonin dhe të fitonin, ata kishin armatim më të mira, në proporcion mund të thosha 10 me 1. 20 prej tyre ikën në mal sikur nuk ka ndodhur asgjë, askush nuk e di se ku janë ata, nuk ka kuptim, dua të them, ata janë terroristë, tha ai.