Ka një kohë që në Kosovë ka filluar kontrolli i trafikut përmes pajisjeve inteligjente.
Ndër to është edhe pajisja “Smart patrol”, e cila identifikon mjetet e paregjistruara, mjetet që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, si dhe disa kundërvajtje tjera.
Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kësaj pajisjeje, është identifikuar një mjet i pa regjistruar me më tepër se 30 ditë, me ç’rast është gjobitur me 200 euro, si dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.
Gjithashtu ka identifikuar një shofer, i cili ka vozitur me shpejtësi 195 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.
Ky i fundit është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative, si dhe i është ndalur vozitja e mjeteve motorike për tre muaj.