Avokati Xhevdet Smakiqi sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kosovarët e arrestuar nga Serbia.
Ai është shprehur se Serbia paguan avokatët e të gjithë të arrestuarve për krime lufte nga Prokuroria Speciale, ndërkohë që sipas tij, edhe qeveria jonë duhet të veprojë njëjtë.
Smakiqi tha se Qeveria e Kosovës duhet të paguj avokatët për ta dhe siç u shpreh, të gjejë avokat të mirë që t’i nxjerrin, përcjell Klankosova.tv.
“Unë sa e di Serbia paguan avokatët e të gjithë të arrestuarve për krime lufte nga Prokuroria Speciale e jona, ndërkohë që Qeveria jonë është dashur me të njëjtin standard së paku t’i mbështes me mjete financiare këto familje dhe t’ua paguajë edhe avokatët atje dhe të gjejnë avokat të mirë që t’i nxjerrin”, u shpreh ai.