Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është takuar për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në një postim në Facebiik, Abdixhiku ka shkruar se drekat e punës me Hovenier janë gjithmonë të këndshme, derisa ka shtua se ka pranuar një dhuratë nga ai.
“Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit.”
Abdixhiku njoftoi se bashkë më Hovenier kanë ndarë pikëpamjet mbi zhvillimet politike në vend, teksa ka thënë se Kosova nuk ka aleat më të afërt se SHBA’të.
“Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar. Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në.”