Një rast i dhunës në familje po pretendohet se ka ndodhur më 13 korrik.
H.V. po pretendon se është rrahur nga bashkëshorti i saj, Sh.V, i cili është profesor në një kolegj privat.
Rasti, i cili është raportuar në institucionet relevante, dyshohet se ka ndodhur në prani në fëmijëve të çiftit.
Sipas asaj që ka deklaruar viktima e këtij rasti, ngjarja ka ndodhur pasi bashkëshorti i saj ka kërkuar nga ajo që të gatuajë disa pite me spinaq dhe ajo nuk ka pranuar, duke thënë se është e lodhur.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës, e cila ka thënë se Vehapi për këtë veprim u ndalua për 48 orë, ndërsa ndaj tij Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak./JepiZë