Skandaloze: Ministria e Arsimit publikon foto të turpshme

Në një postim të fundit në Facebook, MASHT-i ka publikuar disa fotografi nga përurimi i një shkolle në Gjakovë. Por, fotografia e fundit aty ishte e çuditshme. Një burrë shihet duke bërë një veprim të turpshëm, duke vendosur gishtin e mesëm dikujt.

Pak minuta më pas, Ministria e ka larguar fotografinë, teksa është fshirë postimi.

Nuk dihet nëse ky person është zyrtar që menaxhon rrjetet sociale të Ministrisë, apo diçka e tillë.