“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918” – shkruhej në pllakën përkujtimore që u nderua edhe nga Garda e Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kjo nxiti reagime të shumta për shkak të shpërfilljes së historisë së shqiptarëve të Kosovës gjatë atyre viteve.
Tashmë, për një gjë të tillë ka shkruar edhe mediumi serb nga Kosova, Kosova-Online.
“Homazhi që FSK-ja i bëri ushtrisë serbe shkaktoi indinjatë të madhe te disa politikanë shqiptarë,” – shkruajti ky medium.
Sipas këtij mediumi, pasi ushtarët serbë dhe ata francezë kishin hyrë në Prishtinë më 8 tetor 1918, e gjithë Prishtina thërriste “Rroftë Franca, Rroftë Serbia”.
Together with Ambassador @Olivier_Guerot today at 11.00 we marked the Armistice of November 11, 1918 to pay tribute to all those who died for our countries in past and current conflicts and wars. pic.twitter.com/9EHIwXYFhY
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 11, 2022