Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, burri i saj Naim Murseli që dyshohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Granit Plava që dyshohet si ekzekutor dhe Kushtrim Kokalla i dyshuar për ndihmë ndaj dy të dyshuarve kanë pasur mundësi të flasin e shihen çdo ditë, ka mësuar Paparaci.
Ata janë vendosur në të njëjtën qendër paraburgimi ka mësuar Paparaci.com dhe gjatë kohës së shëtitjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
Mësohet se ky skandal i Shërbimit Korrektues u ka mundësuar të dyshuarve të flasin për rastin, çka mund të ketë konsekuenca në trajtimin dhe hetimet mbi vrasjen e Liridona Ademajt.
Prokuroria e ka mësuar këtë tek pas rrahjes së Granit Plavës.
Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar ndarjen e të dyshuarve në qendra të ndryshme të paraburgimit pas rrahjes së Granit Plavës nga të paraburgosurit e tjerë.