Policia ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parave.
Në njoftim thuhet se nga ankuesi, i cili me profesion është zyrtar i bankës, ka raportuar se klientë të ndryshëm kanë deponuar në bankë monedha të ndryshme metalike në vlerë të përgjithshme rreth 343 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Prishtinë / 05.02.2024 – 08:55. Ankuesi kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se, në kohë të ndryshme nga klientë të ndryshëm janë deponuar në bankë monedha të ndryshme metalike në vlerë të përgjithshme rreth 343 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësia e krim-teknikës. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Ndërsa një rast tjetër, ankuesja, zyrtare e bankës ka raportuar se në kohë të ndryshme nga klientë të ndryshëm janë deponuar në bankë monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme rreth 305 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, thuhet në njoftim.
“Prishtinë 05.02.2024-14:25. Ankuesja kosovare zyrtare e bankës ka raportuare se, në kohë të ndryshme nga klientë të ndryshëm janë deponuar në bankë monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme rreth 305 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësia e krim-teknikës. Rasti nën hetime.”
Rastet me falsifikim të parave janë të shumta kohëve të fundit. Qeveria, policia dhe BQK-ja kanë bërë apel që të kenë kujdes nga paratë e falsifikuara që po qarkullojnë në vend.