Veturat më të vjetra se 10 vjet nuk lejohen të importohen e regjistrohen në Kosovë.
Por, kufizim po kërkohet të hiqet, meqë do largonte nga trafiku shumë vetura të tejvjetruara që kanë mbetur në qarkullim.
Disa nga qytetarët që Klan Kosova i ka intervistuar të dielën ishin të mendimit se ky limit duhet të caktohet nga viti 2005.
Kjo duke u bazuar edhe në situatën ekonomike të vendit.
Heqjen e këtij kushti, e përsëriti edhe një deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në seancën e fundit të Kuvendit.
Edhe ambientalistët janë PRO kësaj nisme, por duke respektuar kriteret për katalizatorë.