Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës ka njoftuar për hapjen e Thirrjes për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).
Në këtë thirrje kemi përfshirë të gjithë dokumentacionin dhe formularët e nevojshëm për procesin e aplikimit të bashkangjitura në këtë njoftim.
Me anë të këtij sistemi, do të rimbursoheni në vlera monetare për kthimin e secilës shishte të plastikës, qelqit dhe kanaçeve të aluminit. Konkretisht me anë të këtij sistemi konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët.
“Në këtë thirrje kemi përfshirë të gjithë dokumentacionin dhe formularët e nevojshëm për procesin e aplikimit të bashkangjitura në këtë njoftim.
Ne nxisim të gjitha subjektet e interesuara që t’i shqyrtojnë në thellësi këto materiale për të kuptuar kualifikimet dhe përgjegjësitë që lidhen me rolin e Administratorit të SRD-së.
Për të mbështetur më tej aplikuesin, Ministria do të organizojë një sesion informativ në javët në vijim. Ky sesion synon të ofrojë njohuri të detajuara rreth procesit të aplikimit dhe të adresojë çdo pyetje në lidhje me rolin dhe pritshmëritë e Administratorit të SRD. Të gjitha palët e interesuara do të marrin informacion të saktë dhe në kohë për datën dhe detajet e sesionit, duke siguruar që të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për aplikim.
Datat e rëndësishme për t’u shënuar:
⎯ Thirrja zyrtare për aplikim: 20 shkurt 2024.
⎯ Sesioni Informativ: Data do të shpallet shumë shpejt.
Ne mirëpresim pjesëmarrjen tuaj dhe jemi të përkushtuar dhe bashkëpunues për të krijuar me sukses Sistemin e Rimbursimit të Depozitave në Kosovë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Instrastrukturës./Indeksonline/